We use cookies - they help us provide you with a better online experience.
By using our website you accept that we may store and access cookies on your device.

Guide e thjeshte per lojtaret e rinj

Shqiperia muajt e fundit po njeh nje rritje shume te madhe te numrit te lojtareve qe regjistrohen ne Hattrick, por qe kjo rritje te mos mbetet thjesht nje fasade e bukur pranvere eshte e nevojshme qe per lojtaret e saporegjistruar te jepet nje ndihme sa me e thjeshte qe ata te kene mundesi ta kuptojne dhe te vazhdojne ta luajne kete loje.
Kjo guide eshte e ndare ne 3 pika kryesore:

1- Hapat e para pas marrjes se ekipit

2- Gabimet per t'u evituar ne fillimet e lojes

3- Plotesimi i Licences se Menaxherit

- Hapat e para

* Sapo mora ekipin. C'duhet te bej tani?
Te krijoni ne mendjen tuaj nje plan se si do vazhdoni ne Hattrick. S'eshte aspak mire te shpenzoni pa kriter ne transferim lojtaresh. Hattrick eshte nje maratone, loje strategjike afatgjate e jo nje sprint. Pyesni menaxheret e tjere dhe futuni patjeter ne forumin kombetar.

* Me del: Ploteso licencen e menaxherit. C'eshte?
Jane disa hapa qe do kaloni qe do ju sherbejne pike se pari te kuptoni lojen. Me durim plotesojini te gjitha, fitoni dhe shume lek me to. Per me shume do jete nje teme e posacme me vone per licencen

* Hapat e pare....
Se pari shikoni ekipin. Njihuni me lojtaret, aftesite e tyre, gjendjen e tyre, nivelin e tyre. Familjarizohuni me to. Jane lojtaret qe ju ka dhene loja e me to do beni hapat e pare prandaj silluni mire :D. A jane te rinj apo moshe e larte? C'forme kane, c'rezistence kane, po ITA? Me pas duhet te vendosni llojin e stervitjes qe do kryeni ne baze te llojit te ekipit qe ju doni dhe lojtaret qe keni. Nese sdoni shume harxhime, e keni shume organizator, ath Organizim eshte sterivtja per ju. Per stervitjen do flasim me gjere ne hapat e me vone.

* Trajneri....
Trajneri i pare qe ju jepet eshte shume i dobet. Eshte ne nje gjendje te mjerueshme. Prandaj shpenzimi qe duhet te beni si fillim eshte 'Blerja e nje trajneri tjeter'. Si fillestar sdo ishte keq nje me aftesi pranueshem dhe karizem varfer. Nuk kushton shume. Duhet ti percaktoni nese do e kete syrin per sulm, mbrojtje, apo neutral. Nuk ndikon shume gjate stervitjes por gjate ndeshjes, nese trajneri eshte sulmues i rriten pak vlerat e sulmit tuaj.

* Me pas? ...
Ne kete hap keni percaktuar stervitjen, mbase keni blere dhe trajnerin ath hyni ne merkato. KEshilla kryesore: Blini 17-18 vjecare me aftesi kryesore ne stervitje qe ju po beni. Psh: Po stervisni 'Ne krah' ath nje 17vjecar me aftesi pranueshem ose mire ne krah eshte perfekt per ju. Sterviteni, zhvillojeni do ju rritet ne aftesi e me nje shitje siguroni nje buxhet te shkelqyer qe ju siguron 1-2 sezone.

* Rezistenca?...
E percaktoni kur vendosni llojin e stervitjes. Nuk eshte e keshillueshme te vendosni rezistence te larte, max 13-15% sepse do ju bien shume lojtaret ne forme. Sidomos per lojtaret e vjeter nuk keshillohet se pervecse forma u bie per shkak te moshes por dhe rezistenca u duhet... Duhet ta percaktoni vete perqindjen ideale per ekipin tuaj.

* C'gje tjeter duhet te lexoj urgjentisht si fillim? ...
Duhet te lexoni manualin. E gjeni tek Ndihme=> Manuali. Eshte i gjate, por jashtezakonisht shume ndihmes. Me kohe do arrini qe te familjarizoheni me cdo detaj e cdo te vecante te kesaj loje fantastike. Per me shume hapat e tjera pasi te mbaroni kete hap.

* Futuni ne forum!
Aty do gjeni pergjigjen e cdo pyetjeje qe ju keni. Bashkebisedoni me perdorues te tjere ketu ne Shqiperi, per lojen, pyetje, paqartesi, keshilla, muhabet cdo gje ....

- Gabimet per t'u evituar ne fillim

A duhet te blej-shes sa me shume?....
Jo, eshte e keshillueshme te mos behet kjo gje. Mund te shkaktoje futjen e ekipit ne borxhe te madhe dhe nese shkohet me tej mund te coje dhe ne falimentimin e klubit tuaj! Eshte e keshillueshme si fillim te percaktoni stervitjen tuaj, dhe me pas te blini lojtare sa me te rinj qe i pershtaten kesaj stervitje

Nuk vura formacionin para ndeshjes! Cdo ndodhe??....
Nese nuk vini formacionin 15min para fillimit te ndeshjes ose fusni me se 9 lojtar ne fushe ath do te humbisni 5-0 ne tavoline, gjithashtu dhe ekipi nuk do marre stervitje nga ndeshja. Do jete jave e humbur, dhe e shkuar kot. Mos harroni te vini formacionin!!

Po shpenzoj ne hapjen e akademise se te rinjve...A po veproj mire?? Eshte nje hap i mire. Mund te zbuloni lojtar te rinj shume te afte aty, qe mund ti stervisni sa jane ne ekipin e te rinjve e mund ti promovoni, ku nese nuk ke ne plan ti stervisni sic duhet, mund ti shisni e mund te fitoni goxha. Promovimi i nje lojtari ndodh 112 dite pasi eshte zbuluar dhe vetem pasi ka mbushur 17vjec. Akademia mund te mbyllet vetem ne pushimin e liges ku ju jeni futur.

Rregulla per forumin??...
Gjenden ketu (http://www.hattrick.org/Help/Rules/HRForum.aspx) Në forumet e Hattrick-ut ka një numër moderatorësh të caktuar (ose ndryshe Mod) që janë aty për të ndihmuar përdoruesit që kanë nevojë, por gjithashtu për të siguruar që forumi të mbetet vend i dëshirueshëm për tu vizituar. Kur vizitoni forumet aplikohen rregullat e përgjithshme të sjelljes si gjithmonë, por aplikohen gjithashtu disa rregulla të forumit për të ruajtur shpirtin miqësor në forume. Disa forume kanë rregulla specifike, dhe ato mund ti gjeni gjithmonë në temën ngjitëse në forumin përkatës. Moderatorët kanë autoritetin për të kryer disa forma të ndryshme dënimi, që nga gjobat në loje për ekipin tuaj, deri në përjashtime nga forumi.

A jane te rendesishme formacionet standarte? ....
Absolutisht po! Ne rast se nuk jeni i rregullt ne logimin ne faqe, ath mund te rrezikoni te mos caktoni formacionin zyrtar e te humbisni ndeshjen. Mos rrezikoni!

- Si plotesohet Licensa e menaxherit

Perbehet nga 24 pika qe jane dhe nje lloj ambjentimi me lojen. Sfida qe duhet ti plotesosh qe te quhesh menaxher me license dhe qe fiton goxha leke.

A duhet patjeter ta plotesoj??....
Nuk mund ta shijosh Hattrickun nese perton ta plotesosh. Do te te ndihmoje shume dhe ne njohjen sa me te mire te shume detajeve te lojes. Mos hezitoni sepse do ndiheni me te sigurt ne perfundim te saj!

Sfida 1.... Emero stadiumin tend! Shko tek 'Klubi im' => Stadiumi => Riemero dhe vendos emrin e arenes se betejave te ekipit tend

Sfida 2.... Promovo nje lojtar te ri! Klubi im => Ne krah te majte te ekranit eshte menuja e promovimit te lojtarit te ri

Sfida 3.... Kontrollo financat! Mjafton thjesht ti kontrollosh. Si gjithmone tek 'Klubi im' ....

Sfida 4.... Kontrollo lojtarer! Njih lojtaret me te cilen do fillosh sfidat....Se them me 'Klubi im' :D

Sfida 5.... Puneso nje anetar stafi! 'Klubi im' => Stafi dhe puneso nje nga punonjesit qe ju deshironi te perfshini ne staf

Sfida 6.... Kerko ekipe te tjera! Shko tek 'Bota' => Kerko, dhe kerko per nje ekip, menaxher, lige cta duash

Sfida 7.... Vendos nje miqesore! Tek klubi im => Sfida dhe duhet te pranosh sfiden nga ndonje ekip qe te ka sfiduar ose nese nuk ke sfida ath shto ekipin tend tek radha. Sfida plotesohet kur ekipi i sfiduar pranon sfiden

Sfida 8.... Vendos nje formacion! Vetem pasi kalon sfiden 7. Me pas vendos formacionin per nje ndeshje. Tek 'Klubi im' => Ndeshjet. Tek nje ndeshje ne krah te djathte eshte nje ikone ne forme lapsi, kliko aty dhe te del fusha jeshile me anash lojtaret. Vendosi ata sipse menyres me te mire dhe mos harroni => Ruaj !

Sfida 9.... Lidhu me nje forum! Shko tek 'Forumi' => Kliko 'lidhu me kete forum'. Nese nuk mundesh ath bej rrugen e gjate. Shko tek 'Shqiperia' => Forumi kombetar => Lidhu me kete forum


Sfida 10....
Vendos nje oferte! Nuk ka rendesi nese e blen apo jo lojtarin, mjafton te vendosesh nje oferte. Shko tek 'Klubi im' => 'Merkato' => Lista e transferimeve => ploteso te dhenat e nje lojtari qe kerkon te blesh, do te te dale nje liste me emra, kliko mbi njerin dhe ver nje oferte.

Sfida 11.... Kontrollo rezultatet! Thjesht 'Klubi im' => Ndeshjet

Sfida 12 .... Ver ne lista transferimi nje lojtar tendin! Shko tek nje lojtar qe ja keni vene syrin per ta hequr, ne krah te djathte ke nje ikone me para, klikoje dhe ver cmimin qe ti kerkon per te. Mos e ver te larte se do te te mbetet pa shitur.

Sfida 13.... Percakto stervitjen! Shko tek 'Stervitja' dhe vendos llojin e stervitjes qe ti do, perqindjen e rezistences dhe intensitetin. Keshille: Rezistenca 5-10 % Intensiteti: 95-100%

Sfida 14.... Vendos nje formacion te ri! Smund te perdoresh te njejten ndeshje me sfiden 8. Vendos formacionin e nje ndeshjeje tjeter.

Sfida 15.... Ploteso te dhenat! Duhet te plotesosh nje sere te dhenash qe duhet te miratohen nga zyrtaret. Jini sa me te sinqerte!!!

Sfida 16.... Lexo per suporterin! Ndihme => Suporter

Sfida 17.... Merr kredite! 'Dyqani' => Kredite => jane falas per here te pare.

Sfida 18.... Nddrysho formacionin! Qe ta perfundosh sfiden duhet te vendosesh nje formacion jo 4-4-2. Duhet te vendoshe sjellje te reja per lojtaret e formacionit.

Sfida 19-24.... Pergjigje pyetjeve shume te thjeshta!

Per cdo pyetje te tjera, konsultohuni me tre temat Pyetje-Pergjigje tek forumi jone kombetar:
(12387512.1)
(13813547.1)
(14652386.42)

2015-03-22 18:28:25, 2992 views

Link directly to this article (HT-ML, for the forum): [ArticleID=12322]

 
Server 071