We use cookies - they help us provide you with a better online experience.
By using our website you accept that we may store and access cookies on your device.

Hattrick! Jeta ne Irak!

Do te doja te shkruaja disa informacione interesante rreth jetes se Hattrick ne Irak dhe asaj se cfare dine per te, pjesa tjeter e botes. Ketu mund te gjeni disa informacione qe njerezit nuk i imagjinojne, por nje pjese e tyre mund t'i perfytirojne. Nga ana tjeter, ndoshta ka edhe te tjera kombe te cilat perballen me te njejtat probleme si ne Irak.
Por ne fund te fundit, une uroj qe keto probleme te jene vetem ne Irak!
Ky artikull eshte i frymezuar disi nga kolegu im Akkad-i (9431), i shkruar ne daten 19.04.2010, thuajse 5 vjet me pare. Ne kete artikull, trajtohet siguria qe ne kemi ne pjesen veriore te Irakut e cila quhet Kurdistan dhe mundesia per te pasur akses ne internet, per pjesen qe luan Hattrick.

Deshiroj qe t'ju fut brenda ne realitetin qe ne kemi ne Irak tani dhe faktet te cilat ne jemi te detyruar ti durojme ne keto kohe te veshtira, ashtu sic ju keni mundesi t'i keni degjuar nga media ne mbare boten, rreth luftes kunder terrorizmit dhe IS (Islamic State) ne Irak.

Ka patur shume pyetje per mua. "A jeni ju me te vertete nga Erbil?" "Si eshte situata atje?"

Qyteti Erbil - Kryeqyteti i turizmit Arab per vitin 2014

Jam i sigurte, qe shume pak nga ju dine qe kryeqyteti i turizmit ne Arabi per vitin 2014 eshte qyteti Erbil. Kur flasim per turizem ne boten Arabe, menjehere mendja na shkon tek Dubai. Qyteti Erbil, ka qene ne ndertim te madh ne 8 vitet e fundit dhe per te jane shpenezuar miliona dollare, investime ne ndertim, te cilat kane ardhur ne Erbil, sidomos pas zbulimit te naftes ne kete zone. Gjithcka qe mund te themi, eshte se ky qytet, eshte nje Dubai i dyte.

Po, une jam nga Kurdistani, nga qyteti Erbil dhe une jetoj po ketu. Kam gjithashtu pasaporte Norvegjeze meqenese kam jetuar aty qe para 17-vjetesh. Jam kthyer ne qytetin e lindjes, Erbil dhe punoj tani ne nje kompani Gjermane. Une kam luajtur Hattrick per vite me rradhe dhe jam aktualisht, trajner i Ekipit Kombetar te Irak-ut.
Per fat te keq, grupi terrorist IS, ka sulmuar pjesen veriore te Irakut dhe duan te marshojne mbi Erbil. Me kujtohet qe ndeshjen e pare te kualifikueseve per ne Kupen e Botes, kunder Kilit, IS ishte vetem 35 KM larg nga une! Isha i frikesuar! Mbaj mend qe isha duke lexuar forumin e Kilit per te pare lajme rreth ndeshjes dhe aty pashe se si njerezit shkruanin ne forum dhe jepnin mbeshtetjen e tyre sa i perket ndeshjes. Aty pashe se si njerezit, ishin duke shijuar jeten e tyre, si njerez te lire. Ata ishin larg nga problemet te ne kemi ketu ne Irak. Nga ana tjeter, trajneri i Ekipit Kombetar te Irak-ut, ishte duke rrezikuar jeten e tij... Ajo mund te ndodhi ne cdo cast, por ne fat, per te qene i sinqerte, une gjithmone kam besuar se ushtria jone e Peshmegra-s dhe miqte tane nga Europa dhe Amerika, doo te ndalonin terroristet.
Pastaj, une nuk e lash Hattrickun dhe dergova urdherat e ndeshjes (496510964)! Ishte puna ime dhe kete gje duhet ta beja une! Kjo ishte dashuria ime per Hattric-un!

Me kujtohet qe ndoqa ndeshjen me dy shoket e mire te ngushte te Hattric-ut, Berti (540948)& DevonRex (4314073) te forumit te Irakut.

Nuk i kisha treguar atyre per situaten ne te cilen ndodhesha, por te jem i sinqerte, njeri nga syte i mi ishte tek babai im i cili ishte ne dhome duke pare lajmet ne TV, per te ndjekur zhvillimet e luftes.

Per fat te mire, situata eshte shume me mire tani. Ketu ka akoma lufte kunder terroristeve, por fale dashamiresise te miqeve tane neper bote, terroristet jane terhequr dite pas dite. Gjithashtu, edhe siguria, eshte kthyer dite pas dite, ne qytetin tone te dashur te Erbilit.

Energjia elektrike dhe aksesi per internet

Sic dihet, ne vuajme nga mungesa e energjise elektrike ne Irak dhe disa here, une jam detyruar te vendos udhezimet e ndeshjes ne nje periudhe te pershtatshme, perpara se mdeshja te filloje, duke u nisur nga pastabiliteti i mungeses se energjise elektrike.
Problemi kryesor ky, per te luajtur HT.
Ketu jane dy lloj rrymash elektrike, qeveritare dhe lokale dhe zakonisht ka energji nje here diten, 18 ore per qeveritaret dhe 6 ore per pjesen tjeter.
Nuk mund te kesh akses ne HT kur ndryshimi midis dy rrymave elektrike, sic kuptohet, le pa energji elektrike pjesen lokale per disa ore.

Tani, linjat e internetit tani jane azhoruar dhe shume njerez, kane sherbim interneti ne shtepi. Ne kemi linje ADSL 2 dhe 4 GB. Kjo eshte arsyeja pse shume njerez ne Irak, luajne HT ne shtepi dhe jo me si disa vite me pare kur me sa me kujtohet, une isha luajtur HT ne nje internet cafe.

Perseri, ndonjehere ne kemi probleme me sherbimin e internetit duke u nisur nga linjat shume te keqija te kabllove. Ato sjellin shume nderprerje dhe ndonjehere shkeputje duke mos lejuar qasjen ne internet. Kjo eshte arsyeja pse shume perdoryes ne Irak, duhet te kene dy lloj linjash interneti, ADSL dhe 4G ne telefonin celular.
Per kete problem une personalisht, kam humbur shume oferta per lojtare qe kane qene ne listen e transferimeve.

Kryesisht, keto jane disa nga pengesat dhe problemet qe ne kemi si perdorues ne Irak dhe une shpresoj qe shtetet e tjera ku luhet HT, te mos kene te tilla probleme.

Ekipet e dyta dhe komuniteti ne Irak

Duke qene nje prej perdoruesve me te vjeter ne HT e Irakut, une jam shume i kenaqur qe menaxhuest dhe zhvulluesit e lojes, gjeten nje zgjidhje per t'i dhene mundesine perodruesve qe te kene nje ekip te dyte.

Komuniteti yne ishte thuajse i vdekur dhe vetem me pak perdorues por me ekipet e dyta, jeta e manaxhereve ne HT ka ngritur komunitetin tone.
Ne jemi bere me te forte ne Ekipin Kombetar dhe une ndjej se duhet te falederoj secilin menaxher qe eshte duke ndihmuar komunitetin ne Irak.

Shenim i editorit: Nese ju pelqen artikulli, mos harroni te beni nje LIKE ne fund te faqes!
Disktutimet ne forumin Global jane ketu (16681326.1), ndersa ne forumin Shqiptar jane ketu: (16730799.1)

2015-01-24 13:47:22, 3667 views

Link directly to this article (HT-ML, for the forum): [ArticleID=17161]

 
Server 071